Ka përfunduar përballja më e rëndësishme në futbollin spanjoll ajo mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Madrilenët treguan edhe një herë se për ta asgjë nuk është e pamundur duke marrë situatën në kontroll edhe pse pësuan gol që në minutat e para të ndeshjes nga një goditje e Gundogan.
14 herë fituesit e Champions League pas disavantazhit pjesën e dytë erdhën më të fuqishëm dhe me energji të reja për të shënuar.
Ishte Bellingham ai që shpëtoi ekipin me dy golat e tij një në minutën e 68 dhe një në minutën 92.
Goli i parë i madrilenëve ishte një golazo i cili tundi fuqishëm rrjetën dhe besimin e katalanasve.
Me një gol nga jashtë zonës së portierit ylli i ri i Real Madrid Jude Bellingham gjeti portën me një super goditje të fortë duke mos i lënë shanse portierit për ta pritur.
JUDE BELLINGHAM WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/GDVzJDx69J
— TC (@totalcristiano) October 28, 2023
Por Reali nuk u ndal me kaq ku në minutat drejt fundit të pakënaqur nga një barazim i dhanë goditjen e fundit Barçës duke shënuar golin e dytë dhe të fitores në minutën e 92.
🚨🚨| GOAL: Bellingham gives Madrid the lead!!
Barcelona 1-2 Real Madrid pic.twitter.com/Wgk1D1cZa5
— CentreGoals. (@centregoals) October 28, 2023
Tashmë Real Madrid renditet e para me 28 pikë e ndjekur nga Girona me pikë të barabarta dhe në vend të tretë Barcelona me 24 pikë.