-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më lidhën me pranga në krevat 6 ditë”! Çfarë ndodhi në Drenovë për një grusht?

Kryesoret

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka denoncuar një rast të rëndë të ndodhur në burgun e Drenovës. Në raport theksohet se një i burgosur në burgun e Drenovës është vendosur nën masa të mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj pasi ka goditur me grusht një të dënuar tjetër. Në izolim i dënuari pretendon se është lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë për 6 ditë.

“Ndaj meje është marrë një masë e padrejtë. Është vendosur masa e mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj. Më kanë lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë 6 ditë.

I kam të shënuara dhe oraret” i tha ai, ekspertit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. I dënuari në takimin me grupin e monitorimit deklaroi se është mbajtur në krevat i lidhur me zinxhirë dhe pranga fikse 48 orë.

Në raport thuhet se lidhjen e të dënuarit me zinxhirë e pohuan mjeku, drejtori dhe përgjegjësi i edukimit të IEVP-së, duke e justifikuar si masë parandaluese që të mos dëmtonte veten, por mohuan që ai të jetë mbajtur i lidhur për 6 ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit