Mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë një efektiv policie, i ndodhur jashtë shërbimit është dhunuar nga dy persona pas një konflikti të çastit.
Pasi e kanë goditur me grushte punonjësin e policisë, dy autorët i kanë vjedhur edhe armën e shërbimit, duke u larguar nga vendngjarja.
Më pas njëri prej tyre, 34-vjeçari me inicialet E.T., është vetëdorëzuar në polici.