Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Rita Ora së fundmi ndoqi nga afër finalen e Kampionatit Botëror të ragbit në Paris.
Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waitit, por në disa momente artistja nga Kosova u pa edhe pranë tenistit serb, Novak Djakovic.
Shoqërimi i saj me këtë të fundit ka ngjallur zemërim dhe reagime të shumta tek shqiptarët.
Kjo ka bërë që në një mënyrë të reagoi edhe babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në Facebook.
Ai ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i ulëseve ku ajo po qëndronte dhe shihet në krahët e partnerit të saj, Taika.
“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur All Blacks,” ka shkruar babai i Ritës në postim ku shihen lajme të shkëputura nga disa media botërore.
Krah Djokoviç, ndeshja që bashkoi Rita Orën dhe tenistin serb