Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-deputetit Mark Frroku nga policia e Durrësit pas hetimeve për përplasjen që ndodhi ditën e djeshme te Kepi i Rodonit mes disa banorëve dhe përfaqësuesve të kishës.
Deri tani janë 8 të arrestuar, 4 prej tyre nga grupi i ish-deputetit. Ditën e djeshme në zonën e Kepit të Rodonit disa banorë të fshatit Shetaj janë konfliktuar me sende të forta me Frrokun dhe përfaqësues të tij që pretendojnë se janë të kishës Françeskane.
Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim. Dy palët pretendojnë pronësinë. Konflikti midis tyre ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte.
Në vendngjarje është gjetur dhe një gëzhojë, që ende nuk dihet nga arma e kujt është shkrepur, por dyshohet paraprakisht se erdhi nga krahu i njerëzve të Frrokut.
Nga përleshja pati edhe të lënduar. Hetimet vazhdojnë.
Grushte dhe të shtëna! Policia fut brenda ish-deputetin Mark Frroku