-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO stërvitje në ishullin e Sazanit

Kryesoret

Komanda e Forcës Detare shqiptare njofton se sot dhe nesër Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të programit të stërvitjeve të NATO-së do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” në ishullin e Sazanit dhe përreth tij.

“Stërvitja e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” do të zhvillohet në periudhën 30-31 tetor 2023. Të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjerë e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit të Sazanit dhe pranë mjeteve lundruese ushtarake të NATO-s gjatë periudhës 30-31 tetor 2023.

Për sa më sipër, ju lutemi të merrni masa për shmangien e lundrimit të anijeve ku gjatë kësaj periudhe kohore të mos ketë lëvizje në rajonin e përcaktuar me qëllim shmangien e ndonjë incidenti detar” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit