Këngëtari i njohur Blero Muharremi këtë javë është shpallur një ndër tre konkurentët më të votuar të “Big Brother Vip Kosova”, duke u mbështetur nga një publik i gjerë.
Shpesh herë gjatë qëndrimit në shtëpi ai ka treguar se është në një lidhje, ndërsa iu ka dhënë fund aludimeve se i ka dhënë fund lidhjes me vajzën misterioze.
E teksa bëri për vete një publik të gjerë, një ndër fansat e tij të zjarrtë është edhe partnerja e tij, e cila së fundmi përmes një postimi në InstaStory ka treguar se e mbështet Bleron në garën për të fituar çmimin e madh.
“Dashuri. Krenaria ime, shpirti i shpirtit tim. Ti je gjithmonë fituesi im, çdo ditë, Të dua,” ka shkruar ajo krahas fotos së këngëtarit.