-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i vrau nënën! Dëshmia: S’i harroj kurrë lotët e djalit, më kërkoi ta çoja t’i jepte lamtumirën

Kryesoret

Krimi brenda një familje shqiptare tronditi komunitetin në Savona të Itali. 41-vjeçari shqiptar Selami Bodi mbyti gruan Etleva pas debateve të vazhdueshme në familje.

I lashë fëmijët jetimë në rrugë” i tha Selami kushëririt të gruas së tij, Robert Spata, i cili mbërriti në vend menjëherë pas krimit në vendin e ngjarjes. Kushëriri tani është duke u kujdesur për të miturit.

Më i madhi”- thotë Spata i shkatërruar nga dhimbja – “më kërkoi ta çoja në spital për t’i thënë lamtumirë nënës së tij para se të vdiste. Nuk do t’i harroj kurrë lotët në fytyrën e tij. Ai nuk tha asnjë fjalë. Unë dhe familja ime do të bëjmë gjithçka që mundemi që fëmijët të kenë një të ardhme sa më normale” tha ai.

Pendohet burri që mbyti gruan me duar: Shpresoj që Allahu të më falë

Të gjithë familjarët janë në shok. “Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ka ndodhur”, shton Spata, “nuk kemi dijeni për ndonjë debat mes të dyve. Ata kanë qenë gjithmonë bashkë, nuk mund ta imagjinonim një epilog të tillë” tha ai.

Vëllai i gruas, Erjon Kanolja, dje ka nisur një mbledhje fondesh për të mbështetur fëmijët e saj dhe për të dërguar trupin e Etlevës në Shqipëri, ku jetojnë prindërit dhe katër vëllezërit e tjerë. “Ky burrë i mori jetën motrës sime të pafajshme Etleva, viktimë e burrit të saj dhe episodeve të tij të sëmura xhelozie” shkruante ai.

Fqinjët e përshkruajnë si një vajzë të turpshme, të rezervuar, gjithmonë të sjellshme viktimën. “Ajo u kujdes për trëndafilat e tij në prag të dritares. Unë i komplimentova se si kishin lulëzuar”, thotë një fqinj i tronditur.

FOTO/ Kjo është gruaja që burri e mbyti me duar! “I lashë fëmijët rrugëve”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit