-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshimi i buxhetit, PD: Qeveria shkurtoi investimet në shëndetësi dhe arsim

Kryesoret

Ditën e sotme në një deklaratë për nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar në lidhje me miratimin e Aktin Normativ për ndryshimet e buxhetit të vitit aktual 2023 ku sipas tij anëtarët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend e miratuan këtë ndryshim me karton dhe pa transparencë.

“Qeveria krenohet se janë rritur të ardhurat totale, gjë që ndodh sepse janë rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, barrë që rëndon e tëra në kurrizin e sipërmarrësve vendas, por ajo nuk thotë se pse kanë rënë me 70 milionë euro të ardhurat që vijnë nga tatimet dhe doganat.

Qeveria edhe sot nuk dha asnjë shpjegim konkret se përse, ndonëse çmimet vazhdojnë të rriten dita – ditës, dhe sidomos çmimet e shportës së ushqimeve, qeveria nuk ndërmerr asnjë paketë mbështetëse për shtresat e prekura dhe bizneset që janë në prag të falimentit,” u shpreh nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Teliti më tej shtoi se standardet e transparencës të menaxhimit të fondeve buxhetore nuk po përmirësohet ndër vite.

Konkretisht, shkurtohen me pothuajse 9 milionë euro investimet në strehim.

Shkurtohen me 8.5 milionë euro investimet në arsim, me pak fjalë do kemi më pak shkolla të ndërtuara. Shkurtohen me 7 milionë euro investimet në shëndetësi dhe përkujdesin social, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit