-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O ti zonjë me jep fjalën…fundi, fundi…”! Nxehet Korreshi, ngrihet në këmbë Nallbati

Kryesoret

Kaosi vazhdon. Aty ku e lanë dje në Kuvend, opozita e vazhdoi sot në Komisionet Parlamentare. Komisioni i Ligjeve ishte arena e debatit dhe akuzave të forta nga deputetët e opozitës.

Në nisje të seancës, deputeti Saimir Korreshi kërkoi fjalën duke u ankuar për komisionin e Etikës, por kryetarja e komisionit të Ligjeve, Bushka ia ndërpreu duke i kërkuar që të ankohet atje dhe jo këtu.

“Çfarë mut komisioni drejtoni ju? Si mundet të na vini në dijeni vetëm 40 minuta para mbledhje”, tha Korreshi.

Situata precipitoi. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi bashkë me deputetin Bledion Nallbati që u përfshi në incident dje në Kuvend u ngritën në këmbë duke kërkuar fjalën me forcë. Por Bushka i injoroi duke mos u dhënë fjalën.

Unë mendova se do të kërkoni falje për sjelljet e dhunës kur një koleg deputet, godet kolegun deputet. Fundi i parlamentarizimit. Unë mendova se do të distancoheni nga dhuna.

Këtë revanshin e ulërimës dhe urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën jo në kuvendin e Shqipërisë” tha ajo duke mbyllur mbledhjen e komisionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit