Tragjedi shqiptare. Tre shqiptarë kanë vdekur në një kantier ndërtimi në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në Hamburg. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga policia gjermane.
Sipas policisë, tre nga viktimat e aksidentit të rëndë në Hafencity të Hamburgut janë shqiptarë dhe jo bullgarë, sikur u raportuan në fillim.
Por si ndodhi ngjarja?
Po sipas mediave gjermane skela me punëtorët ra nga një lartësi e madhe. “Sipas gjetjeve fillestare, skela ra në një bosht ashensori mëngjesin e së hënës.
Sipas zjarrfikësve, katër punëtorë kanë humbur jetën dhe një është plagosur rëndë.
Fillimisht ishte plotësisht e paqartë pse skela u shemb. Në platformë kishte edhe materiale ndërtimi që ranë në thellësi, tha një zëdhënës i zjarrfikësve.
Zëdhënësi fillimisht nuk ka dashur të komentojë raportet e mediave se një mbingarkesë e platformës mund të ketë çuar në shembjen e skelës.
Sipas zjarrfikësve, skelat kanë rënë nga kati i tetë në bodrum” shkruajnë mediat gjermane.