Pas datës 15 nëntor, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ushtrojë kontroll për zbatimin e ligjit të informimit të konsumatorit te prodhuesit dhe njësitë tregtarë të bukës.
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave u ka kërkuar furrave të bukës vendosjen e etiketave treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin e bukës, peshën konkrete dhe çmimin e shitjes. Etiketat duhet të vendosen në raftet poshtë çdo lloj buke.
Gjithashtu në ambientin e furrës duhet jetë dhe një listë, në formatin A4, që do të informojë klientin me çmimin e shitjes për 1 kg për çdo lloj buke .
“Subjektet e prodhimit dhe tregtimit të bukës janë të detyruara që në zbatim të neneve 7, 8, 9 të ligjit 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” i ndryshuar të paraqesin në formë grafike (etikete) ose në formën e një liste të përgjithshme çmimin për 1 kg bukë të ço lloji që subjektet tregtojnë në çdo raft.
Subjektet në zbatim të neneve 7, 8, 9 të ligjit 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” i ndryshuar të paraqesin në formë grafike (etikete) e cila qëndron në çdo raft, sasinë e masës së bukës në gram dhe sasinë e lekëve që kushton kjo bukë (në lekë) dhe që i korrespondon çdo copë produkti në atë raft.
Çdo subjekt është i detyruar të ketë instrument matës (peshore) të verifikuar nga DPM në ambientet ku kryhet transaksioni me konsumatorin”, thuhet në njoftimin e ISHMT dërguar shoqatës së prodhuesve të bukës./Monitor
Artikulli i plotë këtu.