-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rregulla të reja lehtësimi për refugjatët në Gjermani, pritet të përfitojnë mijëra shqiptarë

Kryesoret

Drafti i rregullores parasheh shtyrjen e datës së referencës për leje pune dhe lehtësime në marrjen e lejes së qëndrimit.

Sipas draftit të amandentit të ri të miratuar nga qeveria gjeramane të mërkurën nga rregullorja për ndryshimin e statusit nga refugjat në migrant pune do të përfitojnë edhe azilkërkues të refuzuar që kanë ardhur në Gjermani deri më 31.12. 2022.

Këtyre  u jepet mundësia të dalin nga satusi i azilkërkuesit dhe të hyjnë në tregun e punës. Në variantin e mëparshëm të ligjit të miratuar nga qeveria gjermane qyshin vitin e kaluar akses në tregun e punës u jepej vetëm personave që kishin ardhur si refugjat para 31 gushtit 2018.

Siç bëri të ditur të mërkurën në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, për t’u mundësuar sa më shumë refugjatëve punësim, është ulur edhe koha që duhet të ketë qenë në punë një refugjat për të marrë leje të rregulllt qendrimi, nga 18 në 12 muaj, si edhe numri i orëve të punës që nevojiten për të fituar këtë status: nga 36 në 20 orë në javë.

Por parakusht për të marrë qendrim të rregullt është sigurimi i mjeteve të jetesës, mungesa e lidhjeve me organizatat ekstremiste dhe asnjë vepër penale. Për këta të fundit, qeveria gjermane miratoi javën e kaluar një rregullore për dëbime të shpejta.

Mijëra shqiptarë pritet të përfitojnë nga ky rregull

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha në konferencën e rregullt të shtypit se kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë gjermane, e cila vijon të jetë në kërkim të fuqisë punëtore, por edhe për të lehtësuar komunat gjermane që bartin barrën kryesore të azilkërkuesve, numri i të cilëve sa vjen e rritet./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit