Avokati Detar Hysi që ka mbrojtur interesat e Laert Haxhiut ka dhënë dorëheqjen për përfaqësimin e tij. Nuk dihen shkaqet dhe arsyet përse Hysi nuk do jetë më përfaqësues ligjor i Laert Haxhiut, ndaj të cilit këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, pritet të mbahet seanca për masakrën e Lushnjes, me dy të vrarë e dy të plagosur, ngjarje për të cilën 33-vjeçari akuzohet si organizatori kryesor i saj.
Laert Haxhiu është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Ai rezulton i dënuar me 18 vite burg për atentatin ndaj Xhulio Shkurtit tek komisariati i policisë në Lushnje në vitin 2016.
Ndërkohë është duke u gjykuar në SPAK për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, në vitin 2017. Edhe në këtë ngjarje shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Barës. Por tani duhet të përballet edhe me akuza të tjera, një “mal” me vrasje që i ka faturuar i penduari i drejtësisë, Artan Tafani që ka treguar krimet e bandës, që sipas tij drejtohej nga Haxhiu.
Vrasjet që i janë faturuar bandës së Lart Haxhiut pas dëshmisë së Artan Tafanit;
Lulzim Qorri
Dikens Halili
Alban Semaku
Çajup Selimi
Albi Bashaliu
Fridman Xhaferraj
I plagosur- Kujtim Meta
Tentativë për vrasjen e avokatit Adriatik Guri
Tentativë për vrasje e Rexhep Ginës
Tentativë për vrasjen e Genci Hidës
Kanosi- dy punonjës policie
Shpërthimet me tritol që i janë faturuar bandës së Laert Haxhiut;
Shpërthim me tritol – Arjan Aliçkos
Shpërthim me tritol – Eljon Çokut
Shpërthim me tritol – Noizyt
2 raste me tritol- Bujar Turkut
Grabitje makine në Astir
Grabitje makine në Durrës
Grabitje exchange në Tiranë
Sigurim kushtet për vrasje