Njohja de facto e Kosovës është ajo që pritet nga Serbia.
Mesazhe të tilla iu dërguan ditëve të fundit nga disa adresa evropiane – fillimisht nga udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, e më pas edhe nga presidentja e Komisionit Evropian.
Toby Vogel, nga Këshilli joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky është një ashpërsim i fjalorit nga ana e Bashkimit Evropian.
“Njohja de facto nuk është thënë në mënyrë eksplicite më herët, por ka qenë gjithmonë evidente se një zgjidhje gjithëpërfshirëse në fund të dialogut [Kosovë-Serbi] do të nënkuptonte, në njëfarë mënyre, njohjen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Tani jemi në fazën kur kjo thuhet qartë”, thotë Vogel.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Prishtinë më 30 tetor, tha se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë de facto Kosovën. (lexo ketu shkrimin e plote).