-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Komunës së Malishevës

Kryesoret

Komuna e Malishevës bëri të ditur se ish-kryetari i kësaj komune, Isni Kilaj është arrestuar nga EULEX-i. Në reagimin e kësaj komune, kërkohet që Gjykata Speciale ta ndërpresë këtë, të cilën e quajtën përndjekje të çlirimtarëve.

“Komuna e Malishevës është e shqetësuar për arrestimin e ish-kryetarit të komunës, Isni Kilaj. Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. Paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e Kilaj, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panik dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës, duke cituar kryetarin Ekrem Kastrati.

Në reagim thuhet po ashtu se: “Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit”.

“Ne kërkojmë që Gjykata Speciale, të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve dhe në të njëjtën kohë, kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat e tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se në territorin e Komunës së Malishevës, janë vrarë afër 400 civilë të pafajshëm, madje janë vrarë në mënyrën më mizore të mundshme dhe deri më sot, nuk është dënuar askush dhe nuk është zhvilluar asnjë proces gjyqësor për këto vrasje, as për dy masakrat e mëdha, atë të Burimit dhe të Gollubovcit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit