IKMT do të zbarkojë ditën e nesërme në Dhërmi, për të shembur me shpërthim të kontrolluare hotelin e Kristaq Belit.
Më parë IKMT kërkoi që të hidhte në erë këtë hotel, tre ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, ndërsa pronari pretendoi se kjo ishte një hakmarrje, pasi djali i tij, Fjorentin Beli, kishte qenë një nga komisionerët në zgjedhje, të Fredi Belerit.
Beli pretendon se ka vendim gjykate që e ndalon prishjen, derisa çështja të zgjidhet.
Në maj, Fjorentin Beli tha se zyrtarisht i është komunikuar nga IKMT-ja se shembja e objektit me eksploziv do të bëhet pasi ky objekt ka një kat të kualifikuar dhe më pas skualifikuar nga procesi i legalizimit brenda 11 ditësh.
“Kur hyri IKMT-ja në Dhërmi na thanë që ishin për Borsh, se atje u votua kundër Goros, por më pas më thanë që ishin drejt për të ne,” u shpreh ai./BalkanWeb