-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria bën gati 410 mln euro për portin e ri në Porto Romano

Kryesoret

Në buxhetin e ri qeveria parashikon që porti i ri në Porto Romano në të cilin do të transferohen shërbimet e portit aktual të Durrësit do të financohet me fonde buxhetore.

Ndërtimi i Portit të Ri në Porto Romano do të kushtojë 43 miliardë lekë (410) milionë euro dhe financimi do të sigurohet nga buxheti i shtetit kryesisht me financim të huaj.

Vitin që vjen janë programuar të alokohen rreth 8,6 miliardë lekë ose rreth 82 milionë euro. Në vitin 2025 janë planifikuar edhe 13 miliardë lekë dhe po 13 miliardë lekë edhe në vitin 2026 ku pritet të përfundojë porti i ri.

Ndërtimi i këtij objekti ishte diskutuar me pare, si një formë financimi me koncesion ose bashkëpunim shtet-privat PPP, por qeveria ka vendosur ta financojë nga buxheti.

Sipas njoftimeve zyrtare të mëparshme faza e parë e ndërtimit përfshin ndërtimin e terminalit të kontejnerëve, lidhjen me infrastrukturën rrugore, hekurudhore, rrjetin e kanalizimeve, energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.

Në këtë fazë do të ndërtohet gjithashtu një objekti detar, fushëveprimi i të cilit ende nuk është përcaktuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit