-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia “Ciaran”, situatë e vështirë në rrugët e Dibrës

Kryesoret

Vendi ynë është përfshirë nga stuhia “Ciaran”, stuhi e cila është shoqëruar kryesisht me shtrëngata shiu dhe shkarkesa atmosferike.

Gjithashtu stuhia e shiut dhe erëra të forta kanë përfshirë ditën e sotme edhe Qarkun e Dibrës.

Në disa rrugë ka rënie inertesh por pa shkaktuar probleme. Deri në orët e mbrëmjes nuk janë raportuar dalje të përrenjve apo bllokime rrugësh.

Situatë më e vështirë ka qenë orët e mbrëmjes, në by passin e Qafës së Murrizit ku rënia e inerteve dhe era e fortë me shi kanë vështirësuar kalimin e mjeteve.

Reshjet e shumta të shiut kanë mbushur Urën e fshatit Fshat, dhe uji ka vërshuar në tunelin T3 të Rrugës së Arbrit.

Shtabi i emergjencave të Prefekturës dhe të 4 Bashkitë po monitorojnë situatën për orët në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit