Vala e motit të keq po vazhdon në pjesën më të madhe të Italisë. Situata është veçanërisht kritike në Toskanë ku tre persona vdiqën të enjten.
Viktima e tretë ishte një grua e moshuar e gjetur e vdekur pranë shtëpisë së saj në Prato. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Në disa lumenj niveli i ujit po bie. Në Veneto një person u zhduk, është një zjarrfikës që, po ndihmonte babain e tij të rregullonte disa thasë me rërë përgjatë bregut të një përroi, sipas TGCom.