Katër persona, mes tyre dy të rinj ndërruan jetë tragjikisht sot në Shqipëri. Dy të rinjtë kanë ndërruar jetë brenda rreth dy orëve në Vlorë dhe në Durrës.
Fillimisht paraditen e sotme një vajzë, 22-vjeçe në Vlorë nga kati i pestë përfundoi mbi një makinë duke gjetur vdekur në vend. Ende nuk dihet nëse vajza vuante nga depresioni dhe u hodh vetë apo ishte aksidentale.
Pak më pas një tjetër lajm vjen nga Durrësi. Një i ri, po 22-vjeç ka rënë nga pallati ku banonte duke përfunduar në tarracën e katit të 4-të.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit. Paraprakisht policia tha se ngjarja ishte aksidentale.
Viktima e tretë u regjistrua nga një aksident me vdekje në Shkodër, ku një 53-vjeçare ka përplasur një 72-vjeçare që po udhëtonte me biçikletë, e cila humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Personi i katërt humbi jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar.
Makina “Hyundai” me drejtues 51-vjeçarin me iniciale Th. K. është përplasur me një motorin me drejtues një person ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.