-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia në vend, Peleshi: Nuk ka zgjerim të zonave të prekura, punohet për rilidhjen e energjisë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje të reja mbi situatën e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin.

Përmes një reagimi në Facebook, Paleshi ka bërë me dije se ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura po vijojnë punën në terren, ndërsa nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.

Ndër të tjera, në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të e aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.

“Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku per shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh.

Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.

Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eleminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella,” shkruan Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit