Deputeti i PD-së, Tritan Shehu akuzon qeverinë Rama se po devijon votën nga Italia që i dha fjalën tek Arabia Saudite që janë dy nga tre kandidatët për të pritur “EXPO ‘30”.
Shehu thotë se i ka kërkuar shpjegime ministrit Igli Hasani, por që sipas tij ka refuzuar. Më tej, demokrati paralajmëron se nëse Shqipëria zgjedh Arabinë përpara Italisë do të ishte gabim i madh.
“Rama fshihet mbas Ministrit te Jashtem!
Ministri i Jashtem fshihet mbas heshtjes!
Duke shkelur edhe ligjin e detyrimet ndaj Kuvendit e deputeteve.
Me date 19/10/2023 i kam derguar nje leter Ministrit te Jashtem ku e pyes:
Per cilin shtet do te votoje Shqiperia ne muajin nentor si vend prites i EXPO 30?
Ministri eshte i detyruar te pergjigjet brenda 2 javesh, qe tashme kane kaluar!
Kete ceshtje e kam ngritur ne seance plenare te Kuvendit, Komision te Jashtem, media, por deri me sot nuk kam marre asnje pergjigje.
Shkaku i pyetjes sime eshte se:
Kandidate per vend prites per kete aktivitet shume te rendesishem jane: Italia, Korea e Jugut e Arabia Saudite.
Reth nje vit me pare Ministria jone e Jashteme njofton me Note Verbale, Farnesinen se vota e Shqiperise do te jete per Italine, zgjedhje kjo krejt normale per vendin tone.
Por me tej sinjale te qarta flasin se Tirana po e devijon voten e saj drejt Arabise Saudite, duke injoruar Italine.
Do te ishte nje gabim trashanik ky, sepse Italia eshte nje partner strategjik i vecante per ne, porta jone europiane.
Pa asnje dyshim nje gabim i tille nuk do te ishte i rastesishem, por do te lidhej me vizione te shtremberuara strategjike, si dhe me interesa te tjera me “praktike” individuale” shkruan Shehu.