Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë nga pika e Morinës, 25 000 franga zvicerane procedohet penalisht 40-vjeçari. Sekuestrohet shuma monetare. Sipas policisë shumën poseduesi e kishte fshehur në një çantë.
“Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasi O. A.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 25 000 franga zvicerane, të cilat shtetasi O. A., po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” njofton policia.