-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kinematografia shqiptare në zi! Shuhet regjisori Vladimir Prifti

Kryesoret

Kinematografia shqiptare në zi. Shuhet në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur i shumë filmave, Vladimir Prifti. Lajmin e trishtë mëngjesin e së dielës e dha ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Sot kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh! Regjisori i filmave të paharrueshëm “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve, Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë!

Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. U prehsh në paqe mjeshtër” njofton ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Disa prej filmave të njohur që ka realizuar Vladimir Prifti janë; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Udha e shkronjave”, “Kur hidheshin themelet”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kush vdes në këmbë”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Dasma e Sakos”, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit