Arrestohet menaxherin i pikës së karburantit në rrugën “Bardhyl” në Tiranë pasi një ditë më parë pati një shpërthim në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë.
I arrestuari është Myrto Kadiu me akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit. Shoferi i autobotit tregon se ku ndodhi shpërthimi.
“Mori tubi atje tek vendi i shkarkimit, nuk mori nga depozita” tha ai. Shpërthimi ka ardhur nga pajisja e cila po furnizohej, por shkaqet janë ende të paqarta.