-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti/ Garda: Na urdhëroi Nikolla, 6 deputetë jashtë!

Kryesoret

Deputetët e opozitës sot nuk u lejuan që të futeshin në Kryesinë e Kuvendit. Dyert ishin mbyllur. Kjo situatë solli revoltë. Flamur Noka kaloi mbi kangjellat. Disa të tjerë u futën nga dritaret. Garda deklaroi se kishte marrë një letër nga Lindita Nikolla që të mos lejonte që të futeshin brenda kryesisë deputetët që ishin ndëshkuar me masë disiplinore.  Konkretisht urdhri ishte për gjashtë deputetë; Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi.

“Ne vijim te shkresës tone 3305/2 date 1.11.2023, Ju beje me dije se personat per te cilët eshte marre mase disiplinore nga komisioni per procedurat, votimet dhe etiken përkatësisht z. Gazmend Bardhi, Bledion Najibati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi nuk mund te marrin pjese ne aktivitetet parlamentare ne kryesine e Kuvendit deri ne përfundim te afatit te njoftuar me shkresën e lart cituar”, thuhet në shkresën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit