-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani-Vllaznia nga “lufta” titull, në atë të për mbijetesë

Kryesoret

Partizani pret në shtëpi kundërshtarët e Vllaznisë, në një përballje me 2 realitete të kundërta.

Në sfidën që do të zhvillohet ditën e hënë në 18;00, të zotët e shtëpisë do të vendosen në kërkim të tri pikëshit.

Një rezultat i cili do të ndihmonte kryeqytetasit për të vazhduar ecurinë e mirë prej 5 fitoresh radhazi në kampionat, ku humbja e fundit daton në 1 tetor, 1-0 përball Skëndërbeut.

Një tjetër objektiv për “të kuqtë” madje edhe më i rëndësishëm, është të barazojë Egnatian në krye të renditjes me 26 pik.

Ndërkohë  në një realitet tjetër ndodhet Vllaznia, larg luftës për titutll por në një luftë të ashpër për tu larguar nga zona e ftohtë.

“Veriorët” mbajnë vendin e 7 në renditje, në pikë të barabarta me Erzenin dhe vetëm 1 pik mbi Teutën dhe Dinamon, të cilat mbyllin renditjen me nga 12 pikë.

Për më tepër në 5 ndeshjet e fundit Shkodranët kanë arritur vetëm një fitore, dhe një disfatë në sfidën e sotme do të përkeqësonte edhe më shumë situatën e ekipit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit