I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha të hënën se ka një pajtim autoritetet në Kosovë për hapat e ardhshëm në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por pa dhënë hollësi se për cfarë hapash bëhet fjalë.
Ai i bëri këto komente në rrjetet sociale pas një takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, në ditën e parë të vizitës së paparalajmëruar në kuadër të përpjekjeve perëndimore për të çuar përpara zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.
“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar në vazhdën e takimit të fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne u pajtuam edhe për hapat e ardhshëm”, shkroi ai.