Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, kanë shkuar të parët në zyrën e BE-së për t’u takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.
Pas tyre arriti kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Kurse në fund në selinë e BE-së u pa nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Fillimisht Lajçaku është takuar me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Lajçak mbrëmë u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në këtë vizitë, Lajçak pritet të bisedojë për draft-statutin e Asociacionit.