David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, nuk është optimist se kërkesat e ndërkombëtarëve që Serbia ta njohë de facto Kosovën dhe Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do t’i zgjidhnin problemet mes dy vendeve.
Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, sipas tij, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet prej jashtë.
“Një të tillë e kemi pasur në vitin 2018, me planin e ndarjes [shkëmbimit të territoreve]. Askujt nuk i ka pëlqyer, të gjithë i kanë nxjerrë në dukje problemet dhe ato kanë qenë reale.
Por, fakti që ka ardhur nga të dyja palët, që [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiç dhe [presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim] Thaçi, kanë qenë të gatshëm për të bashkëpunuar, është dashur të ishte pika më e rëndësishme”, thotë Tanin për Radion Evropa e Lirë. (lexo ketu intervisten e plote).