Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
“Komisioni rekomandon gjithashtu hapjen e negociatave të pranimit në BE me Bosnje dhe Hercegovinën “pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit”, tha ajo.
“Ukraina vazhdon të përballet me vështirësi dhe tragjedi të jashtëzakonshme të provokuara nga lufta e agresionit të Rusisë, dhe megjithatë ukrainasit po e reformojnë thellësisht vendin e tyre, edhe pse po bëjnë një luftë që është ekzistenciale për ta”: u shpreh presidentja e Komisionit Europian.
Von der Leyen shtoi gjithashtu se Ukraina ka përfunduar “më shumë se” 90% të hapave të nevojshëm të përshkruar nga komisioni vitin e kaluar, duke vënë në dukje reformat në drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit.