Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të gjetjes së foshnjës së braktisur në bodrumin e një pallati në Tiranë.
Balla shkruan se foshnja po lufton për jetën dhe se ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Po ashtu ministri kërkon që prindërit të vihen para përgjegjësisë.
“Prej mesditës së sotme një foshnje e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po lufton për jetën, ndërsa u dërgua në spital me urgjencë nga një patrullë e Policisë së Tiranës.
I falenderoj mjekët e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” për kujdesin e tyre. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të identifikojë me patjetër prindërit e papërgjegjshëm dhe vendosjen e tyre para drejtësisë,” shkruan Balla.