Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq prej orëve të para të ditës dhe që do të vazhdojë. Dëmet më të mëdha i ka shkaktuar në Mirditë.
Përroi i Zmejës doli nga shtrati duke u futur në disa banesa. Ujërat e rrëmbyeshëm vërshuan në familjen Ndoj në qytetin e Rrëshenit. Përmbytën gjithçka brenda.
Në pamje shikohen burrë e grua në ujë. I luten shtetit për ndihmë pasi janë dëmtuar të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.
Mbi të gjitha nuk kanë ku të kalojnë natën. Gjithashtu janë dëmtuar toka bujqësore, vreshta dhe banesa në fshatin Tarazh.
“Ka hyrë krejt uji brenda. Shiu i madh, nuk e di…Jemi dy vetë në shtëpi, sa u çuam në 5 të mëngjesit për të ik në punë. I ka prish të gjitha materialet. Shpi me qira, hallexhi, ça të bësh!
Ne kërkojmë një shtëpi, jemi nishan i tokës. A e sheh se ku po rrimë? Me një burrë sakat, vetëm të rrimë jashtë. Kemi frikë. Unë s’kam ku rri sot me gjithë burrë“ u shpreh gruaja.