-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujdes! Bllokohet një pjesë e Bypass-it të Vlorës

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se prej datës 10 Nëntor dhe deri në përfundim të punimeve do të bllokohet kalimi në një pjesë të segmentit të bypass-it të Vlorës për shkak se do të bëhet mbrojtja e skarparteve për të bllokuar rënien e gurëve.

“Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve. Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.

Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti” mbyllet njoftimi.

Pyetja që shtrohet është se përse nuk u bë më përpara nga kontraktori dhe përse ARRSH u kujtua për të rregulluar skarpatet e rrugës në dimër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit