Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mëngjesin e sotëm u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Në momentin që po futej brenda SPAK-ut, Meta deklaroi për gazetarët se “jam thirrur për telenovelën CEZ-DIA.
Kjo është gjykuar nja dy herë, është rihapur në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykatat për shpifje dhe për dhunë në familje” tha Meta.
Kjo është hera e dytë që Meta shkon në SPAK për këtë dosje që u dënua Kastriot Ismailaj.
Pak ditë më parë në prokurori u thirr edhe Dorian Duçka, që dyshohet se është pyetur po për këtë dosje.
“E rihapi një mashtrues”! Çfarë është dosja “CEZ-DIA” dhe ku futet Meta?