-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milani me përmbysje ndaj PSG-së, zhgënjen Barcelona

Kryesoret

Milani arriti një fitore teje të vlefshme ndaj Parisit duke triumfuar me shifrat 2-1 në “San Siro”.

Italianët nuk kishin alternativë tjetër përveç fitores në përballjen direkte ndaj parizienëve dhe arritën të gjenin triumfin e parë në këtë edicion të UCL.

Sfida nisi me vështirësi për të besuarit e Stefano Piolit, me miqtë që gjetën avantazhin në minutën e 9-të me Milan Skriniar.

Kaluan vetëm 3 minuta dhe Rafael Leao shënoj një gol fantastik me roveshatë duke barazuar shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan dhe golin e avantazhit me Olivier Giroud, një avantazh të cilin e ruajtën deri në minutat e fundit të sfidës duke rrëmbyer 3 pikët ndaj një rivali aspak të lehtë.

Kuqezinjtë kalojnë kështu Newcastle në renditje të cilët pësuan një tjetër disfatë ndaj Dortmundit me shifrat 2-0.

Barcelona zhgënjehu duke marrë një humbje befasuese në transfertën ndaj Shakhtar Donetsk.

Katalanasit kërkonin 3 pikët për të siguruar kalimin e fazës së grupeve por vendasit gjetën avantazhin në pjesën e parë me anë të Sikan.

Një avantazh i cili u ruajt dhe në pjesën e dytë duke i rezistuar dhe sulmeve të vazhdueshme të katalanasve.

Me këtë fitore Shaktari ngjitet në kuotën e 6 pikëve, Barcelona ndërkohë barazohet në krye të grupit nga Porto, të dy ekipet ndajnë nga 9 pikë, kjo falë fitores së portugezëve 2-0 ndaj Antwerp.

Pepe kthehet në legjendë, thyen rekordin e Francesko Totti-t

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit