Mediat italiane zbardhin detaje të reja nga marrëveshja mes Tiranës dhe Romës për të sjellë emigrantët në Shëngjin. 16.5 milionë Euro në vit dhe 80 milionë në pesë vjet. Kjo është ajo që do të përfitojë Shqipëria nga kjo marrëveshje. Kjo shumë do të paguhet nga përdorimi i forcave të policisë vendase për sigurinë e jashtme deri te shpenzimet shëndetësore, nga transporti e deri te çdo kosto për kujdesin shëndetësor.
Por, pakti nuk ka sjellë pakënaqësi vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. “La Repubblica” shkruan se kryeministrja Meloni ashtu si Rama e ka negociuar vetë marrëveshjen pa përfshirë Matteo Salvinin dhe Antonio Tajanin për operacionin e emigrantëve në Shqipëri. “Ajo e negocion personalisht marrëveshjen me Edi Ramën” thuhet në artikull. Kjo ka sjellë rebelim në qeverinë italiane.
Italianët kanë bërë një panoramë edhe të zonës në Gjadër, që më parë kanë bazë ushtarake dhe tani do të strehohen emigrantët. Frika e banorëve të zonës, reflektuar në shkrim është se mund të krijohet një “Lampeduzë” e dytë.
“Këtu jemi në Gjadër. Ndal, zonë ushtarake. Zona që do të presë emigrantët e destinuar për riatdhesimin është disa qindra metra nga fshati i vogël Gjadër, një fshat i Lezhës. Në Lezhë është varrosur Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi i Shqipërisë që bashkoi të gjithë princat kundër osmanëve në shekullin e pesëmbëdhjetë. Tani Shqipëria ka frikë për turizmin “Këtu duan të krijojnë një Lampeduzë”- vijon më tej shkrimi.
Shkrimi që “nxin” Shqipërinë: Italia po i çon emigrantët në “gojën e ujkut”