-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani, vazhdojnë dëmtimet, ndaj Egnatias mungojnë 5 lojtarë

Kryesoret

 

Klubi i partizanit vazhdon të vuaj nga dëmtimet e shumta të lojtarëve.

Kjo situatë do të vijojë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Egnatias, e cila do të jetë sfida e fundit përpara ndeshjeve kombëtare.

Në ndeshjet e fundit në ekipin e Partizanit kanë munguar plot gjashtë lojtarë, të gjithë për arsye dëmtimi.

Alban Hoxha u dëmtua në ndeshjen ndaj Teutës dhe mungoj në përballjet me Laçin dhe Vllazninë por kundër Egnatias gardiani i portës pritet të jetë në formacionin titullar.

Reparti i mbrojtjes është më i prekuri me 3 lojtarë të dëmtuar.

Andi Hadroj, Eljon Sota dhe Mateo Koçijani mungojnë tashmë prej javësh dhe ka shumë pak gjasa se do të zbresin në fushë për sfidën e radhës.

Gjithashtu reparti i sulmit shihet të ketë mungesa me Viktor Da Silvën dhe Kristian MBA, të cilët mungojnë tashmë prej muajt tetor, të dy të dëmtuar.

Në situatën kur ka kaq shumë dëmtime, pauza e kombëtareve e ndihmon tej mase Partizanin për të rikuperuar lojtarët. Gjithsesi, nga ana tjetër mund të jetë një “pengesë” për vrullin që ka marrë ekipi, i cili numëron plot gjashtë fitore radhazi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit