Rekordet e golave zakonisht i takojnë sulmuesve por këtë herë është veterani Pepe që vendos një rekord personal pikërisht duke shënuar.
Në moshën 40 vjeç e 254 ditë, portugezi ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen mes Portos dhe Antwerp, e fituar 2-0 nga portugezët.
Kjo e bën atë lojtarin më të vjetër në historinë e Ligës së kampionëve që shënon një gol.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Françesko Toti, pasi ish-kapiteni i Romës kishte tundur rrjetën përballë CSKA të Moskës në vitin 2014 kur ishte 38 vjeç e 59 ditë.