Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli u fut mesditën e sotme në SPAK dhe doli pasdite.
Në momentin që u fut brenda tha se “do të dorëzoj disa dokumente” në dosjen që kishte në dorë.
Por kur doli nuk pranoi që të fliste për kallëzimin që i bënë këshilltarët e opozitës në bashki dhe që po e heton SPAK-u, fondet e rindërtimit.
“Që investohet nga Bashkia Kamzë për qytetarët që më mbështetën dhe më votuan me 14 maj, ky ishte qëllimi i ardhjes time me dëshirë…
Përmbytje s’ka pasur aspak në Kamzë”, tha ai ndërsa futej në SPAK.