Vladimir Putin ka hedhur poshtë teoritë se midis Rusisë dhe Kinës po krijohet një aleancë ushtarake.
Sipas presidentit rus, raporti që Moska ka me Pekinin është një marrëdhënie ekonomike.
Në një takim me zëvendëskryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Zhang Youxia, Putin u shpreh se: “Rusia dhe Kina nuk po ndërtojnë aleanca ushtarake sipas modelit të aleancave të Luftës së Ftohtë. Dhe ndërveprimi ynë me ju është konstruktiv dhe një faktor serioz në stabilizimin e situatës ndërkombëtare”.
Sipas presidentit rus dy vendet janë duke bashkëpunuar në mënyrë mjaft efektive në sektorin ekonomik.
“Marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike po zhvillohen me ritme të mira. Ne po i arrijmë qëllimet tona përpara afatit, po punojmë në platformat ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare, para së gjithash në OKB”, u shpreh Putin.