-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky “harron” luftën, pret vendimin historik

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duket optimist për anëtarësimin e vendit të tij në BE.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se Kievi po mendon tashmë hapat që do të ndërmarrë pasi në 8 nëntor pret një vendim historik nga Bashkimi Evropian, në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës.

“Ne presim një konkluzion historik nga Bashkimi Evropian – një raport rreth zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian nga ana e Ukrainës”, u shpreh ai.

Sipas Zelensky-t, Ukraina ka përmbushur të gjitha kriteret e vendosura dhe se ka bërë një rrugë të gjatë drejt ndërtimit të marrëdhënjeve të forta me BE-në.

“Ukraina do t’i bashkohet BE-së. Dhe, ne do ta arrijmë këtë falë ndryshimit të brendshëm të shtetit tonë, i cili është plotësisht në përputhje me interesat e popullit tonë”, theksoi ai.

Raporti i KE-së do të vlerësojë në hollësi se sa shumë i ka përmbushur Ukraina kriteret ekonomike, ligjore dhe të tjera, të cilat janë të nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Ukraina aplikoi për t’iu bashkuar BE-së pasi Rusia e nisi pushtimin e saj të plotë në shkurt 2022. Këshilli Evropian ua dha statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë në qershor të atij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit