Kaos dhe tymuese në parlament. E njëjtë si një javë më parë, edhe seanca e sotme parlamentare ka nisur me bllokimin e Kuvendit nga deputetët e opozitës.
Ligjvënësit e Partisë Demokratike kanë përdorur edhe njëherë karriget për të bllokuar foltoren e Kuvendit, duke ngritur një barrikadë përpara ulëseve të kabinetit qeveritar, që është rrethuar nga garda.
Sapo nisi seanca opozitarët nisën ndezjen e tymueseve. I pari që e ndezi ishte deputeti Saimir Korreshi, të cilit Nikolla i tërhoqi vëmendjen. Pavarësisht kaosit shumica vendosi që të vijonte me ecurinë si në normalitet të seancës për të miratuar rendin e ditës.