Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka çuar në Prokurori dy punonjës policie, lidhur me ngjarjen e rëndë të dhunës së ushtruar ndaj 3-vjeçares, në kopshtin privat. Të proceduar janë Ylli Çako, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve si dhe B.R., specialist për Hetimin e Krimeve, në këtë Komisariat. Të dy akuzohen për “shpërdorim detyre”. Punonjësit e policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë dhunuar të miturën, duke neglizhuar kështu detyrën.
“Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e vajzës tre vjeçare në një kopsht privat në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre”, shkruan ministri Taulant Balla në rrjetet sociale, pas njoftimit të AMP.
Pse e neglizhuat fëmijën që theu këmbën? Merren në pyetje 4 policët