Një 59 vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme në Maliq pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një nxënëse shkolle.
Arrestimi është bërë nga komisariati i Maliqit, sipas asaj që raportojnë 59 vjeçari akuzohet se ka ngacmuar dhe përndjekur një 13 vjeçare.
Vetë e mitura ka qenë ajo që ka bërë kallëzimin, fillimisht i ka treguar gjyshes së sajë e më pas ka në prani të psikologes së shkollës ka rrëfyer gjithçka në polici.
Autori raportohet se ka pasur probleme dhe më parë me policinë ku njihej si përdorues i rregullt i alkolit dhe prej pak kohësh mbahej në mbikëqyrje.