Një shqiptar është vrarë me armë zjarri teksa po pushonte në një automjet jashtë spitalit Luis Vernaza në Guayaquil, Ekuador rreth orës 20:30 të datës 9 nëntor 2023. Viktima është Arjanit Rizaj rreth 53 vjeç. Ai sapo kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe është sulmuar nga persona të cilët kanë mbërritur me një motoçikletë.
Sot u arrestua bosi Dritan Rexhepi, vritet shqiptari në Ekuador
Shqiptari u dërgua me shpejtësi në urgjencë në spital, por vdiq. Në një version të shkurtër të marrë nga bashkëshortja e shqiptarit, ajo u shpreh se i shoqi nuk punonte sepse është pa dokumente dhe se paratë që ai merr janë për shkak se të afërmit i dërgonin nga Shqipëria dhe Kanadaja. Ajo tha nuk e dinte motivin e sulmit.
Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, lajmi për kapjen e tij u përhap më 10 nëntor. Rexhepi njihet si ‘Chapo Guzmán’ shqiptar, për shkak të arratisjeve që ka kryer. A kanë lidhje ngjarjet? Kjo ende nuk dihet dhe ndoshta nuk ka për t’u marrë vesh kurrë.