Berat Gjimshiti gjeti mënyrën më të mirë për të festuar ndeshjen e tij të 200-të me fanellën e Atalantës.
Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme midis Atalantës dhe Strum Graz, e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League, shqiptari realizoj golin e fitores për italianët.
Një gol i cili mban shije kualifikimi në raundin tjetër për ekipin e Gasperinit, të cilët tani duhet të tregohen të kujdesshëm për të mbajtur vendin e parë në grup.
Për më tepër goli i Gjimshitit erdhi dhe në një ndeshje të veçantë për mbrojtësin i cili luante dhe ndeshjen e tij të 200-të me fanellën bergamaske.
Një emocion i rrallë të cilin 30 vjeçari e përmendi dhe në deklaratat e tij për “SkySport”.
“Ishte një ndeshje e veçantë, një ndeshje shumë e rëndësishme në Ligën e Evropës për të kaluar në raundin tjetër. Duke shënuar golin vendimtar, jam shumë i lumtur. Isha shumë krenar edhe para ndeshjes për këtë numër ndeshjesh të arritur me këtë skuadër. Sonte është një mbrëmje e veçantë, të cilën nuk do ta harroj”: u shpreh Berat Gjimshiti.