Ilir Kulla, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe politikës rajonale tre ditë më parë ishte në Prokurorinë e Posaçme. Qëndroi për gati një orë dhe kur doli nuk pranoi që të jepte detaje.
Por mbrëmjen e sotme te “Zonë e Lirë” deklaroi se ishte për dosjen “CEZ-DIA” që dy ditë më parë u mor në pyetje edhe Ilir Meta. Kulla u shpreh se ishte në cilësinë e deklaruesit.
“Kam dhënë një deklaratë për dosjen CEZ-DIA. Është një hetim i vitit 2019. Isha në cilësinë e deklaruarit. Një deklarues… Madje nuk kishte as letër. Më thirrën me telefon dhe vajza. Kisha një intervistë që e lashë dhe shkova.
Unë u kënaqa shumë. Kisha një bashkëbisedim miqësor. Hetuesi ishte një djalë i ri, shumë i edukuar, përgatitur” tha Kulla, ish-këshilltar i Jashtëm i Ilir Metës në kohën që ka qenë në Presidencë.