Ka përfunduar dhe raundi i 4-të i fazës së grupeve në Europa League ku nuk munguan aspak surprizat.
Liverpool i Jurgen Klopp mori një humbje të befasishme në transfertën e Toulouse, me vendasit të cilët kërkuan fitoren që në minutat e para të sfidës.
Francezët mbyllën pjesën e parë në avantazhin 1-0 dhe gjetën dy herë të tjera golin në pjesën e dytë me Dallinga dhe Magri.
Një autogol i Casseres ndezi shpresat për të besuarit e Klopp, të cilët shënuan dhe golin e barazimit në minutën e 97-të por sistemi “VAR” e konsideroj të parregullt duke mbyllur sfidën në shifrat 3-2.
Bayer Leverkusen nga ana tjetër nuk di të ndalet. Skuadra e Xabi Alonsos rrëmbeu një fitore të merituar në minutën e 94-t ndaj Qarabag. Deri më tani gjermanët numërojnë 15-të fitore dhe vetëm një barazim në të gjitha kompeticionet.
Roma e Jose Mourinhos pësoj gjithashtu një disfatë 2-0 ndaj Salvia Prague duke humbur dhe vendin e parë në renditje.
Brighton ndërkohë çon me një këmbë afër eleminimit Ajax, duke i shkaktuar një humbje 0-2 në shtëpi.
Hollandezët mbajnë vendin e fundit në grup me vetëm 2 pik